Komuna e Rahovecit

Profili i Komunës

Rahoveci me shifra: regjistrimi i popullsisë 2024, arsimi, buxheti dhe jeta në komunë.

41.799 Popullsia · Regjistrimi 2024
278 km² Sipërfaqja
36 Vendbanime · 13.642 banorë në qytet
477 m Lartësia mbidetare
14 Qershor Dita e Komunës · Dita e Çlirimit
Misioni

Misioni i Komunës së Rahovecit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike, përmes së cilës do të arrijë një performancë të kualitetit të lartë në shërbim të nevojave të banorëve të saj. Gjithashtu, mision i komunës është t’i rregullojë dhe t’i udhëheqë çështjet publike në territorin brenda kufijve të përcaktuar me ligj, për të siguruar kushte për jetë normale dhe të qetë për të gjithë banorët e saj.

Përshkrimi i komunës

Një nga qytetet e lashta të Kosovës

Rahoveci bën pjesë në grupin e qyteteve të lashta të Kosovës. Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike: shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës Juglindore. Gjatë shekullit XIX, me themelimin e Vilajetit të Kosovës, Prizreni mbeti qendër e Sanxhakut, i cili përfshinte pesë kaza (rrethe): Prizrenin, Rahovecin, Tetovën, Gostivarin dhe Lumën (M. Kaleshi). Me themelimin e Vilajetit të Kosovës me seli në Shkup, nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njëri nga gjashtë sanxhaqet e Vilajetit, në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza: Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet qendër administrative e Anadrinisë.

Popullsia

  • Shqiptarë 40.491 96.9%
  • Serbë 582 1.4%
  • Ashkali 323 < 1%
  • Egjiptianë 255 < 1%
  • Romë 108 < 1%
  • Boshnjakë 9 < 1%
  • Të tjerë 18 < 1%
  • Të padeklaruar 13 < 1%

Grupmoshat

  • Mosha 0–14 vjeç 9.075
  • Mosha 15–64 vjeç 28.185
  • Mosha 65 vjeç e më shumë 4.539
20.920Meshkuj
20.879Femra
13.642Në qytet
28.157Në fshatra

Arsimimi i popullsisë

Niveli më i lartë i përfunduar, banorët 10 vjeç e më shumë

  • Pa arsim formal 2.289 6.4%
  • Arsim fillor 6.277 17.5%
  • I mesëm i ulët 14.269 39.7%
  • I mesëm i lartë 8.907 24.8%
  • Arsim i lartë 4.096 11.4% Shkollë e lartë 310 · Bachelor 3.141 · Master 618 · Doktoraturë 27
  • Tjetër 93 0.3%

Klima

11,68 °CTemperatura mesatare vjetore
707,7 mmReshje mesatare vjetore
15,7Ditë me borë në vit
19,7Ditë me mjegull në vit (5,4%)

Largësia nga Rahoveci

  • Prishtina (kryeqendra)60 km
  • Klina — në veri45 km
  • Gjakova — në perëndim28 km
  • Prizreni — në jug25 km
  • Suhareka — në juglindje17 km
  • Malisheva — në verilindje16 km

Ekonomitë familjare dhe banesat

9.180 Ekonomi familjare
13.970 Banesa gjithsej
3.784 Banesa të zbrazëta
9.009 Ekonomi që jetojnë në pronë të vet · 98% e ekonomive private

Shënime me rëndësi

Jeta në komunë

Popullsia sipas regjistrimit 2024

41.799 banorë · 9.180 ekonomi familjare

Sipas Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Komuna e Rahovecit ka 41.799 banorë — 20.920 meshkuj dhe 20.879 femra. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 (56.208 banorë), popullsia është zvogëluar për 14.409 banorë, ose rreth 25,6%.

Në qytetin e Rahovecit jetojnë 13.642 banorë, ndërsa 28.157 jetojnë në fshatra. Shumica e popullsisë janë shqiptarë (40.491, ose 96,9%), pastaj serbë (582), ashkali (323), egjiptianë (255) dhe romë (108).

Popullsia në moshë pune (15–64 vjeç) është 28.185, fëmijët deri në 14 vjeç janë 9.075, ndërsa 4.539 banorë janë 65 vjeç e më shumë. Komuna ka 9.180 ekonomi familjare dhe 13.970 banesa, prej të cilave 3.784 banesa të zbrazëta.

Profili gjeografik

Rrafsh luginor, kodra dhe male

Rahoveci shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës Juglindore. Territori përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikroregjione: rrafshi luginor, kodrinor dhe malor.

Në veri kufizohet me Komunën e Klinës (rreth 45 km), në verilindje me Komunën e Malishevës (rreth 16 km), në juglindje me Komunën e Suharekës (rreth 17 km) dhe atë të Mamushës, në jug me Komunën e Prizrenit (25 km) dhe në perëndim me Komunën e Gjakovës (28 km). Nga kryeqendra e Kosovës, Prishtina, është rreth 60 km larg.

Temperaturat mesatare vjetore janë 11,68 °C, kurse mesatarja e reshjeve është 707,7 mm. Të reshurat e dëborës janë më të mëdha në muajin janar; ditë me borë janë mesatarisht 15,7 në vit. Mesatarja vjetore me mjegull është 19,7 ditë, ose 5,4%.

Në këtë komunë janë dy zona që kanë karakter të veçantë të mbrojtjes: Manastiri i Zoçishtës dhe fshati Hoçë e Madhe.

Degët kryesore të ekonomisë lokale

Rreth 50% e vreshtave të Kosovës

Komuna e Rahovecit, me tërë historinë e pasur në prodhimin e verës dhe tokën pjellore, ka potenciale të mëdha për zhvillim në të ardhmen. Zhvillimi ekonomik është i orientuar më së shumti në bujqësi, vreshtari dhe perimekulturë.

Komuna e Rahovecit disponon me rreth 50% të sipërfaqeve të vreshtave të Kosovës, si dhe të kapaciteteve përpunuese. Vreshtaria dhe vera janë edhe baza e turizmit: festat si “Hardh Fest” (Festa e Vjeljes së Rrushit) dhe bodrumet familjare tërheqin vizitorë nga vendi dhe diaspora.

Në buxhetin komunal për vitin 2025, subvencionet për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural janë planifikuar 440.000 € — pjesa më e madhe e subvencioneve komunale.

Arsimi

6.999 fëmijë e nxënës · 699 mësimdhënës · 41 institucione

Në vitin shkollor 2025/2026, në institucionet publike edukativo-arsimore të Komunës së Rahovecit janë 6.999 fëmijë dhe nxënës: 320 në arsimin parashkollor, 544 në arsimin parafillor, 5.123 në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) dhe 1.012 në arsimin e mesëm të lartë.

Komuna ka 41 institucione publike: 4 parashkollore, 33 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta dhe 4 shkolla të mesme të larta (32 shkolla amë dhe 9 paralele të ndara). Në to punojnë 699 mësimdhënës — mesatarisht 12,5 nxënës për mësimdhënës në klasat 1–9 dhe 14,9 në shkollat e mesme të larta.

Sipas regjistrimit 2024, 9.011 banorë të moshës 5–29 vjeç vijojnë shkollimin, prej tyre 1.227 në nivelin bachelor dhe 147 në master; 4.096 banorë mbi 10 vjeç kanë arsim të lartë të përfunduar.

Shëndetësia

1 QKMF, 6 QMF dhe 7 AMF

Në komunën e Rahovecit shëndetësia është e organizuar në sektorin publik, ku ofrohen shërbime të nivelit parësor, dhe në sektorin privat, i cili ofron shërbime parësore të lëmive të specializuara mjekësore.

Institucionet shëndetësore publike janë: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (1 QKMF në qytetin e Rahovecit), Qendrat e Mjekësisë Familjare (6 QMF) dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare (7 AMF).

Prona komunale

1.540 parcela — 56.819.776 m²

Komuna ka 1.540 parcela (pronë komunale), në sipërfaqe prej 56.819.776 m².

Kultura

Galeri, teatër, kinema me 430 ulëse, 9.000 libra

Në Komunën e Rahovecit zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore: muzikore, teatrale, bibliotekare, ekspozita të ndryshme etj. Këto aktivitete zhvillohen në Qendrën Kulturore në Rahovec, në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, në Shtëpinë e Kulturës në Hoçë të Madhe, në Shtëpinë e Kulturës në Ratkoc, si dhe në Qendrën Rinore në Rahovec.

Aktivitetet kulturore organizohen kryesisht nga drejtoria komunale, në bashkëpunim me shoqatat dhe klubet kulturore si “Art-Studio”, “Nirvana-Club”, Shoqata e Artistëve të Komunës së Rahovecit, Shoqata e Enigmatëve “Labirinti”, shoqëritë kulturo-artistike “Rahoveci”, “Bajram Curri”, “Heronjtë e Kosovës”, “Anadrinia”, “Vëllezërit Frashëri”, si dhe grupet muzikore “Boemat”, “Sokolat” etj.

Komuna e Rahovecit disponon Galerinë e Arteve, që i ka kushtet shumë të mira për ekspozim — gjatë një viti në të ekspozohen së paku 12 ekspozita; Teatrin, që funksionon në baza amatore dhe vullnetare; Sallën e kinemasë në Shtëpinë e Kulturës me 430 ulëse; si dhe Bibliotekën në Rahovec me rreth 9.000 ekzemplarë librash.

Sporti

Futboll, basketboll, hendboll, shah dhe gara automobilistike

Në komunën e Rahovecit veprojnë tri ekipe futbollistike — njëra bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa dy të tjerat në ligat e dyta — dy shkolla të futbollit, ekipi i basketbollit në të dy gjinitë, si dhe shkolla e basketbollit, klubi i hendbollit, i shahut dhe ekipi i garave automobilistike.

Turizmi

Monumente historike mbi 400-vjeçare

Turizmi kulturor kryesisht mund të jetë i bazuar në trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore: shtëpitë tradicionale, turizmi kulturor arkeologjik, shpellat, hamamet, trashëgimia arkitekturore dhe fetare në Hoçën e Madhe.

Në qendër të qytetit janë të vendosura monumentet historike të ndërtuara para më shumë se 400 vjetësh: Teqja e Madhe e Helvetive, Teqja Rufai, Teqja Melami, Sahat Kulla e ngritur në vitin 1791, pesë xhamitë, si dhe teqetë e tjera në qytet e në rrethinë.

Në fshatin Hoçë e Madhe, në jug të qytetit të Rahovecit, të njohur për vreshtat dhe verërat e saj, gjenden objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në vitin 1198 Duka i Madh Stefan Nemanja ia dhuroi prodhimet e regjionit Manastirit të Hilandarit (Mali Athos), përderisa kjo zonë në mesjetë u bë qendër e madhe komerciale dhe kulturore. Në të janë 12 kisha: Shën Nikolla, Shën Gjoni, Shën Stefani (shekulli XIV), Kisha e Dielës së Shenjtë, Shën Paraskeva, Shën Ana, Shën Lluka dhe Shën Pjetri (shekulli XVI), Shën Virgjëra dhe Shën Ilia. Të veçanta për nga rariteti janë edhe depot e mëdha të verës në qendër të fshatit, me fuçi të larta deri në 5 metra dhe 4 metra të gjera.

Transporti

Katër kategori rrugësh

Në komunën e Rahovecit ekzistojnë të katër kategoritë e rrugëve të klasifikuara në Kosovë, duke filluar prej rrugëve magjistrale e deri tek ato të pakategorizuara. Rrjeti i rrugëve përbëhet nga:

Rrugët magjistrale — M9.1 (Gjakovë – Prishtinë);

Rrugët regjionale — R107 Prizren – Gjakovë, R117 Rahovec – Suharekë, R111 Xërxë – Ratkoc – Kramovik, R204 Rahovec – Krushë e Madhe, R110 Malishevë – Rahovec – Xërxë;

Rrugët lokale — rrugët që i lidhin 34 komunat kadastrale me gjithsej 36 vendbanime, duke përfshirë edhe rrugët që lidhin lagjet më të rëndësishme të vendbanimeve;

Rrugët e pakategorizuara — të cilat i lidhin lagjet e fshatit, si dhe të gjitha hapësirat në të cilat zhvillohen aktivitete socio-ekonomike.

Planet dhe strategjitë komunale

  1. Plani Zhvillimor Komunal 2023–2031
  2. Plani rregullativ i Komunës
  3. Planet urbane komunale
  4. Strategjitë e zhvillimit ekonomik lokal

Financat

Buxheti i komunës

Buxheti vjetorTë hyrat vetanake
  • Buxheti i planifikuar 2025 20.982.796 € 2.001.711 €
  • Buxheti i miratuar 2026 21.547.734 € —
  • Parashikimi për 2027 (KAB) 23.032.894 € —

Ku shpenzohet buxheti 2025

  • Paga dhe mëditje 10.552.932 € 50.3%
  • Investime kapitale 6.268.858 € 29.9%
  • Mallra dhe shërbime 2.761.006 € 13.2%
  • Subvencione 1.010.000 € 4.8%
  • Shpenzime komunale 390.000 € 1.9%

Struktura organizative

Si është e organizuar komuna

Ekzekutivi i Komunës

Kryetar: Smajl Latifi (rizgjedhur në nëntor 2025) · Nënkryetar: Betim Kelani

smajl.latifi@rks-gov.net

Kuvendi i Komunës

Kryesues: Fatmir Iska · 27 anëtarë pas zgjedhjeve 2025: AAK 10, LDK 7, LVV 5, PDK 5

fatmir.iska@rks-gov.net

Kontakti i Komunës

Rr. Dëshmorët e Pashtrikut p.n., 21000 Rahovec · komuna.rahovec@rks-gov.net

0800 11007 · 038 200 45340

Drejtoritë komunale

  1. 01Drejtoria për Administratë
  2. 02Drejtoria për Arsim
  3. 03Drejtoria për Buxhet dhe Financa
  4. 04Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  5. 05Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm
  6. 06Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
  7. 07Drejtoria për Shërbime Publike Komunale
  8. 08Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
  9. 09Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
  10. 10Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
  11. 11Drejtoria për Punë Inspektuese
  12. 12Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Sektorët dhe njësitë

Shërbimet dhe ndërmarrjet publike

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim

Lendrit Qeli

lendrit.qeli@rks-gov.net

Shërbimi i Zjarrfikësve

Sami Boshnjaku, Shef i Zjarrfikësve

029 277 555 (kujdestaria) · 045 884 550

Ndërmarrja Publike e Ujit K.R.U. “Radoniqi” — NJO Rahovec

Udhëheqës: Ali Haxhimustafa

049 732 789

N.P.L. Stacioni i Autobusave

Udhëheqës: Ibrahim Qmega

Ndërmarrja Publike e Mbeturinave Eko “Regjioni” — NJO Rahovec

Udhëheqës: Gani Raba

049 246 248

QKMF – Ambulanca

029 276 122

Policia

029 277 913

Drejtoria për Inspektim

044 129 784

Burimet: ASK – Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024; MASHT – Statistikat e arsimit në Kosovë 2025/2026; Komuna e Rahovecit – buxheti 2026; Instituti GAP – Korniza Afatmesme Buxhetore 2025–2027; KQZ – Zgjedhjet lokale 2025; MAPL – Profili i komunave (klima, largësitë, kultura, sporti, transporti, shërbimet).